Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmePesë ditë afat – VV ende në pritje të konsensusit rreth presidentit,...

Pesë ditë afat – VV ende në pritje të konsensusit rreth presidentit, opozita e lë fajtor Kurtin

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te kalimi i afatit kushtetues, nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të shprehen se ende janë duke pritur konsensus nga partitë politike për zgjidhjen e presidentit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka cilësuar si gabim që një javë para përmbylljes së afatit për presidentit të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur.

Sipas saj, vendit nuk i duhet zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke thënë se situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar kur nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar.

“Palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e dhjetorit dhe kushdo që mendon se mund të ndryshojë diçka nga rezultati i dhjetorit e ka gabim”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se opozita nuk ka dhënë ende ndonjë emër për president dhe ka ritheksuar gatishmërinë për tërëheqje nga pozita e kryeparlamentares.

“Unë ende sot nuk e di emrin e opozitës për president, nuk kam dëgjuar publikisht që dy subjektet kanë dhënë ndonjë emër. Ta bëjnë këtë, t’i propozojnë emrat dhe pastaj i trajtojmë. Me mungesën e vullnetit në takime dhe një emri konsensual po e dëmtojnë Kosovën. Nëse kanë vendosur kështu ne s’kemi çfarë u bëjmë. Kur i kam dëgjuar se një subjekt nuk bën tri pozita të larta, kam thënë se nëse pozita e kryeparlamentarit e shpëton vendin nga zgjedhjet, atëherë le ta votojmë presidentin dhe unë dorëhiqem. Nuk kam parë reflektim”, ka theksuar Haxhiu.

Por, nga partitë opozitare edhe sot janë deklaruar rreth kësaj çështje, duke e bërë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeminitrin Kurti për krizën politike dhe mundësinë e shkuarjes së sërishme në zgjedhje të jashtëzankoshme.

Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se pikërisht partisë më të madhe i takon përgjegjësia e ofrimit të zgjidhjes, por sipas saj, Kurti me qëllim po prodhon kriza për të qeverisur i pambikëqyrur.

Kurse, edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur konsultim serioz për presidentin dhe se sipas tij, gjithçka është për konsum publik. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT