Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajme“Përvëlohet” Kosova gjatë fundjavës, temperaturat deri në 38 gradë

“Përvëlohet” Kosova gjatë fundjavës, temperaturat deri në 38 gradë

Vala e të nxehtit do të përfshijë Kosovën gjatë fundjavës, me temperatura që të shtunën pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të jenë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe të dielën, por temperaturat maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë. Ato pritet të lëvizin nga 29 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16 gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të larta, IHMK-ja ka rekomanduar që gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit diellor, qytetarët të përdorin mbrojtje nga rrezatimi diellor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT