Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeMeriton Korenica pritet të largohet nga Cluji, problemet financiare shtyjnë klubin drejt...

Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji, problemet financiare shtyjnë klubin drejt shitjes së kosovarit

Meriton Korenica pritet t’i japë fund aventurës së tij te Cluji në fillim të javës së ardhshme, pas dy vitesh të kaluara te klubi rumun.

Mediume të njohura rumune kanë raportuar të premten se Cluji pritet të ndahet me disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, mes tyre edhe reprezentuesi i Kosovës, Meriton Korenica.

Përveç Korenicës, largimin nga klubi pritet ta bëjë edhe Andrei Cordea. Të dy futbollistët konsiderohen ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas raportimeve nga Rumania, shkak kryesor për këto largime janë problemet e mëdha financiare me të cilat po përballet Cluji.

Korenica, i cili aktivizohet në krah, mund të largohet për një shumë prej rreth 400 mijë eurosh.

29-vjeçari iu bashkua Clujit në vitin 2024, pas transferimit nga skuadra turke Manisa, dhe që atëherë është shndërruar në një prej futbollistëve më të spikatur të ekipit.

Në total, Korenica ka zhvilluar 107 paraqitje për Clujin, duke realizuar 26 gola dhe 16 asistime.

Nëse largimi i tij konfirmohet, reprezentuesi kosovar do ta mbyllë aventurën në Rumani pas një periudhe të suksesshme, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë ditëve në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT