Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka thënë që kjo parti do të jenë e pranishme nesër në Kuvend, në kuadër të kërkesës së PDK-së për thirrje të seancës nga kryesuesi Avni Dehari.
Bytyqi ritheksoi insistimin e partisë së saj që të themelohen institucionet.
“Çdo aktivitet që është thirrë nga çdo parti ne kemi qenë prezentë aty, por edhe nesër do të jemi aty patjetër”, ka thënë Bytyqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Po patjetër [jemi pro kërkesesës që duhet thirrë seanca], s’kemi diçka tjetër përveç kësaj që ne duhet t’i bëjmë institucionet, ta zhvillojmë shtetin, sepse për neve me të vërtetë është një shqetësim shumë i madh, jo vetëm për neve si deputetë, por edhe për qytetarët që janë me të vërtetë të brengosur”.
Ajo u bazua edhe në urgjencën që po e jehojnë qytetarët për të dalë nga ngërçi institucional.
“Zakonisht kur i takoj [qytetarët]. Thonë: çka jeni tu ba, hajde ma bëjini institucionet dhe në njëfarë forme të zhvillohet shteti, se kemi mbetur shumë prapa”.


