Në fshatin Llashticë të Gjilanit është përuruar monumenti “Tri Shkronjat e Arta” kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ceremoninë përuruese morën pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, veteranë e invalidë të luftës, përfaqësues institucionalë, si dhe mysafirë nga trevat shqiptare.
Monumenti është realizuar falë kontributit të donatorëve nga Llashtica, bizneseve, kompanive dhe mërgatës, me qëllim të nderimit të sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe ruajtjes së kujtesës historike. /Klankosova.tv


