Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmePërurimi i unazës, Abdixhiku: Lehtëson qarkullimin dhe krijon frymëmarrje urbane

Përurimi i unazës, Abdixhiku: Lehtëson qarkullimin dhe krijon frymëmarrje urbane

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, pas përurimit të unazës së brendshme të Prishtinës, tha se ky është një ndër projektet më të rëndësishme kapitale.

Ai u shpreh se kjo unazë lehtëson qarkullimin, lidh lagjet dhe sipas tij, krijon frymëmarrje urbane.

“Sonte, përuruam Unazën e Brendshme të Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme kapitale në Kryeqytet. Një projekt që lehtëson qarkullimin, lidh lagjet, krijon frymëmarrje urbane dhe i jep Prishtinës ritmin e një kryeqyteti modern. Punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë. Bëhen me vizion, punë dhe këmbëngulje”, shkroi Abdixhiku./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT