Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmePërplasje mes Kimmel dhe Trump pas deklaratës për Melanian

Përplasje mes Kimmel dhe Trump pas deklaratës për Melanian

Jimmy Kimmel ka reaguar pas kritikave të presidentit Donald Trump për shakanë e tij kundrejt Melanias, të cilën e quajti “vejushë e ardhshme”.

Moderatori e tha këtë gjatë programit të tij të mbrëmjes, vetëm pak ditë para se të ndodhte sulmi me armë në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kimmel e quajti shakanë “thumb të lehtë” për diferencën 23-vjeçare në moshë mes presidentit dhe bashkëshortes së tij.

Zonja jonë e Parë, Melania, është këtu. Shikojeni Melanian, kaq e bukur. Zonja Trump, shkëlqeni si vejushë e ardhshme”, tha Kimmel gjatë skeçit të së enjtes në mbrëmje.

Në monologun e tij të parë në “Jimmy Kimmel Live!” pas të shtënave, komediani tha se shakaja ishte “një thumb shumë i lehtë për faktin që Presidenti Trump është pothuajse 80 vjeç dhe ajo është më e re se unë. Nuk ishte në asnjë mënyrë një thirrje për atentat dhe ata e dinë këtë; unë kam qenë shumë i zëshëm për shumë vite duke folur kundër dhunës me armë në veçanti,” shtoi ai. “Jam dakord që retorika e urrejtjes dhe e dhunës është diçka që duhet ta refuzojmë; mendoj se vendi nga duhet t’ia nisni për këtë është të bisedoni me bashkëshortin tuaj”, tha Kimmel.

Pas skeçit, Melania Trump e akuzoi Kimmel për përdorimin e “gjuhës së urrejtjes dhe dhunës”.

“Ai monolog për familjen time nuk është komedi – fjalët e tij janë gërryese dhe thellojnë sëmundjen politike brenda Amerikës”, tha ajo. “Sa herë do të lejojnë drejtuesit e ABC sjelljen e tmerrshme të Kimmel në kurriz të komunitetit tonë”.

Presidenti kërkoi shkarkimin e tij nga emisioni, një moment që riktheu në vëmendje përplasjen mes tyre në shtator, pas një shakaje të Kimmel për vrasjen e Charlie Kirk, shkruan Euronews.al.

Qartazi, komenti i fundit i moderatorit u referohet akteve të Trump për të cilën pakënaqësia është e madhe në SHBA, si lufta në Iran, dëbimi i emigrantëve apo sulmet ndaj Papës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT