Pas përfundimit të “Marshit për Liri” në Prishtinë, ekipet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur punën për pastrimin e sheshit.
Kompania ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e hapësirës pas përfundimit të marshit.
“Marshi i Lirisë përfundoi dinjitetshëm, dhe ekipet tona menjëherë filluan pastrimin e sheshit”, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


