Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmePërpjekje për politizim në interes të pushtetitSinjali

Përpjekje për politizim në interes të pushtetitSinjali

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në KMP, ku është zgjedhur kryetari i ri, pavarësisht faktit që Jeton Mehmeti ka pasur mandat deri më 21 të këtij muaji.

AGK thotë se votimi që ka ndodhur sot është përpjekje për instrumentalizim dhe politizim të KMP-së për interesa të partisë në pushtet.

Postimi i plotë:

“AGK-ja është e shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka përcjellur me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual.

AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme.

Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT