Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePërndiqte ish-partneren pas ndarjes 17-vjeçare – polici dërgohet në gjyq për ngacmim...

Përndiqte ish-partneren pas ndarjes 17-vjeçare – polici dërgohet në gjyq për ngacmim dhe presion psikologjik

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.M., punonjës policie, i akuzuar për veprën penale “Përndjekja”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka përndjekur ish-partneren e tij pas përfundimit të lidhjes 17-vjeçare në vitin 2024.

Prokuroria thotë se i pandehuri ka ushtruar presion psikologjik ndaj gruas përmes telefonatave të vazhdueshme dhe kontakteve fizike, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për sigurinë personale.

Lidhur me rastin, viktima kishte paraqitur disa kallëzime në Prokuroritë e Fierit dhe Durrësit.

Pas përfundimit të hetimeve, organi i akuzës ka vlerësuar se janë plotësuar elementet e veprës penale të “Përndjekjes” dhe ka proceduar rastin për gjykim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT