Një person ka humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve që goditën Kanionin e Madh në Arizonën veriore më 29 gusht.
Shërbimi Kombëtar i Parqeve i SHBA-së njoftoi se rrjedha e fuqishme e ujit mori me vete njerëz dhe mbeturina drejt lumit Kolorado. Një burrë 46-vjeçar është konfirmuar i vdekur, ndërsa vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.
Pas përmbytjeve, 62 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa ekipet po punojnë për largimin e rreth 50 personave të tjerë. Sipas njoftimit, nuk janë raportuar të lënduar.
Disa atraksione turistike janë mbyllur dhe aktivitetet në lumë janë pezulluar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara.
Përmbytjet kanë dëmtuar edhe tubacionin e ujit, duke kufizuar furnizimin me ujë të pijshëm. Turistët nuk lejohen të qëndrojnë në zonë, ndërsa banorëve u është kërkuar ta kursejnë ujin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


