Dy nga gjashtë të akuzuarit në rastin që lidhet me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës gjatë vitit 2022, Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dovrac, kanë pranuar fajësinë për veprat që u ngarkohen.
Ndërkohë, seanca gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore është ndërprerë për një pauzë prej pesë minutash, për shkak të mungesës së avokatëve të dy prej të akuzuarve.
Trupi gjykues ka ofruar pauzën me qëllim që të akuzuarit të kenë mundësi të komunikojnë me mbrojtësit e tyre, të cilët nuk ishin të pranishëm në sallën e gjykimit.
Të akuzuar në këtë rast janë Dushan Maksimoviq, Millosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniç dhe Nenad Orloviç.
Seanca pritet të vazhdojë pas përfundimit të pauzës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


