Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmePërleshja në kabinë, mediat izraelite: Njëri nga pilotët e “FlyDubai” tentoi të...

Përleshja në kabinë, mediat izraelite: Njëri nga pilotët e “FlyDubai” tentoi të rrëzonte avionin

Detaje të reja po dalin nga incidenti në avionin e kompanisë “Flydubai”, i cili të mërkurën në mëngjes devijoi nga rruga Dubai-Tel Aviv dhe u ul në mënyrë emergjente në Arabinë Saudite.

Sipas mediave lokale izraelite, njëri nga pilotët ishte shtetas i Omanit, ndërsa tjetri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Raportimet thonë se bashkëpiloti nga Omani dyshohet se ka tentuar të marrë kontrollin e avionit, ndërsa pas uljes në aeroportin e Tabukut ai është marrë në pyetje nga autoritetet.

Megjithatë, këto pretendime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Reuters, duke cituar një zyrtar izraelit, raportoi se pilotët ishin përfshirë në një përleshje fizike gjatë fluturimit, ndërsa incidenti nuk besohej të ishte rrëmbim i avionit.

Avioni “Flydubai” kishte aktivizuar sinjale emergjence gjatë fluturimit dhe më pas ndryshoi drejtimin, duke u ulur në Tabuk të Arabisë Saudite. Kompania ajrore konfirmoi se avioni kishte përjetuar një “incident” gjatë rrugës për në Tel Aviv dhe se të gjithë pasagjerët ishin të sigurt.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi në bord dhe çfarë e shkaktoi incidentin.

Sipas raportimeve nga Tel Avivi, po shqyrtohet edhe pista nëse ngjarja mund të ketë pasur motiv terrorist. Këto dyshime vijnë pas alarmit të shkaktuar nga sinjalet e emergjencës dhe devijimit të papritur të avionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT