Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeMarshi i 1 tetorit në Prishtinë, Haradinaj fton qytetarët t’i bashkohen: Duke...

Marshi i 1 tetorit në Prishtinë, Haradinaj fton qytetarët t’i bashkohen: Duke e mbrojt luftën e drejt çlirimtare, mbrojmë atdheun

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në marshin protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit, i cili do të mbahet nesër në orën 16:00 në sheshin e kryeqytetit.

“Ju ftoj që të bashkoheni nesër në ora 16 në sheshin e kryeqytetit, Prishtinë, në mbrojtje të luftës së drejt të UÇK-së. Vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm, është i padrejtë. Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës. Duke e mbrojt luftën e drejt çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka thënë Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT