Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmePërfundon në burg për 1 muaj i dyshuari për plagosjen në Pejë

Përfundon në burg për 1 muaj i dyshuari për plagosjen në Pejë

Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Butrint Krasniqit, i cili dyshohet për plagosjen e një personi të hënën mbrëma në Pejë.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv brenda Gjykatës Themelore.

Krasniqi dyshohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Deri tek incidenti dyshohet i parapriu një moment banal.

Viktima kishte kërkuar largimin e njërës veturë nga parkingu për ta liruar rrugën, me ç’rast kishte shpërthyer edhe konflikti verbal, i cili ka eskaluar edhe me përdorimin e armës, ku i plagosur mbeti S.Kelmendi.

Disa orë pas rastit, i dyshuari u vetëdorëzua në polici bashkë edhe me dy armë.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT