Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi gjysma e gazetareve gra në Kosovë përjetuan ngacmim online (VIDEO)

Mbi gjysma e gazetareve gra në Kosovë përjetuan ngacmim online (VIDEO)

Puna e gazetareve gra në Kosovë po shoqërohet edhe me një tjetër sfidë, atë të abuzimit dhe ngacmimit online.

Sipas gjetjeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me UNMIK-un dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, 61 për qind e gazetareve gra në Kosovë janë përballur me abuzim virtualisht, shifër kjo që po konsiderohet alarmante, transmeton Klankosova.tv.

Drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, tha se sulmet shpesh nuk lidhen drejtpërdrejt me punën profesionale të gazetareve, por me gjininë e tyre.

Ndërkaq njëra nga gazetaret e prekura nga ky fenomen, Ardiana Mehmeti Thaçi, tha se këto përvoja kanë ndikuar edhe në aspektin emocional.

“Nuk kam qenë e gatshme të përballem me një version të tillë, jo për shkak të frikës, por për shkak të asaj që ndoshta nuk e kam trajtuar me kohë atë aspektin psikologjik”.

Detajet mund t’i kuptoni përmes kronikës së mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT