Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmePërfundon java e 15-të në futsall, spektakël golash dhe duele të forta

Përfundon java e 15-të në futsall, spektakël golash dhe duele të forta

Java e 15-të në Superligën e Kosovës në futsall ka sjellë rezultate të thella dhe përballje mjaft konkurruese, duke e mbajtur të hapur garën për kreun e tabelës.

FC Trepça shënoi një fitore bindëse ndaj FC KEK me rezultat 8-3, në një ndeshje të pasur me gola.

Me të njëjtat shifra triumfoi edhe FC Liqeni, që në udhëtim mposhti FC Drenasin, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të kampionatit.

Një nga ndeshjet më të forta të javës u zhvillua mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Malisheva, ku mysafirët arritën fitore të ngushtë me rezultat 3-2.

Fitore të thellë regjistroi edhe FC Prishtina 01, e cila mposhti FC Shtimjen me rezultat 10-4.

Në këtë javë kampionale, FC Drenica ishte skuadra që pushoi.

Pas këtyre rezultateve, gara në elitën e Kosovës në futsall mbetet e hapur, me ekipet që vazhdojnë luftën për pozitat kryesore në renditje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT