Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmePërdorimi i kontraceptivëve pa pikë kontrolli: Vajzat po mbysin vezoret…(VIDEO)

Përdorimi i kontraceptivëve pa pikë kontrolli: Vajzat po mbysin vezoret…(VIDEO)

Pilula e emergjente për parandalimin e shtatzënisë, parë si një shpëtimtare e momentit, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.

Një veprim i thjeshtë që sjell qetësi të menjëhershme, por në heshtje, kjo pilulë mund të trazojë ekuilibrin e trupit.

Shumë gra e përdorin pa e kuptuar ndikimin e saj afatgjatë, duke e parë si një rrugëdalje të sigurt.

Pasojat dhe rreziku mbetet në hije e njohurive të kufizuar rreth pilulës së ditës më pas shpesh bën që ajo të përdoret pa masë, duke e zëvendësuar mbrojtjen e duhur me një iluzion sigurie.

Efektet anësore dhe rreziqet mbeten të paqarta për shumë, ndërsa trupi paguan çmimin e padukshëm të një zgjedhjeje të nxituar, madje edhe shitja e tyre është totalisht janë kontrollit shtetëror.

Një hulumtimi i KIKS Kosova nëpër barnatoret e Prishtinës zbulon se janë dy lloje të këtyre kontraceptivëve për femra që po shiten pa recetë të mjekut.

Kontraceptivi emergjent ose “Plan B”, është ndër më të rrezikshmit prej tyre, pasi që një i tillë guxon të përdoret vetëm dy herë në vit.

Përveç llojit “Plan B”, ekzistojnë edhe lloje të tjera të kontraceptivëve të rrezikshëm siç është ky “Anabele”. Të njëjtin gazetarët e KIKS-it e siguruan po ashtu pa recetë mjeku.

Sipas udhëzimeve shëndetësore, pilula 72 – orëshe ose “Plan B” nuk preferohet të pihet për femrat më shumë se dy herë në vit, pasi që efektet anësore të saj janë shumë të rrezikshme.

Ndoshta e kanë për ta shitur e ndoshta nga mos-dija, mirëpo KIKS Kosova u përball me përgjigje të rrezikshme nga farmacistët e ndryshëm të qytetit.

Hyrja në këtë barnatore qe shokuese për faktin se farmacisti na tha që pilulën 72-orëshe që guxon të përdoret vetëm dy herë në vit, mund ta përdorim sa herë të duam ne, vetëm çdo ditë jo.

Madje farmacisti me bindje fliste se këto tableta nuk kanë fare efekt anësor, mirëpo sipas studimeve, ky bar mund të ndikojë direkt në fertilitet e gruas, që dërgojnë në thellimin e problemeve me qelizën vezë.

Gjinekologu Driton Prenaj, vërteton një gjë të tillë, deri sa thekson se këto pilula po keqpërdoren nga gratë.

Prenaj thotë se përdorimi i tyre është shndërruar në abuzim.

Rreth 130 aborte artificiale janë regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2024, aborte këto të bëra me vetë-dëshirë.

The post Përdorimi i kontraceptivëve pa pikë kontrolli: Vajzat po mbysin vezoret…(VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT