Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku falënderon qytetarët për pritjen në Vojnovc të Shtimes: As shiu nuk...

Abdixhiku falënderon qytetarët për pritjen në Vojnovc të Shtimes: As shiu nuk i ndali…

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Vojnovc të Shtimes është pritur nga shumë qytetarë, duke thënë se as shiu nuk i ndali ata të merrnin pjesë në takim.

Përmes një postimi, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se bashkë me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani kanë nisur “gjysmën e rrugës”, ndërsa theksoi se pjesa tjetër duhet të bëhet së bashku me qytetarët.

“Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur. As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej. Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë. Me ju”, ka shkruar Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT