Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmePër tri ditë, afro 300 raste të zjarreve

Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj deklaroi se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz.

Në tri ditët e fundit, ai shtoi se janë evidentuar mbi 290 rasteve të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme.

“Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste”, u shpreh ai, raporton KP, transmeton Klankosova.tv

Këto raste, Metaj shtoi se vejnë në rrezik operacionalitetin e ekipeve.

“Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat”, theksoi ai.

 

The post Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT