Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 53 aktakuza ndaj 65 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse, gjatë këtij 24-orëshi janë ndaluar 24 persona, si dhe janë janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit.
Aktakuzat janë ngritur për vepra të ndryshme penale, përfshirë atë të dhunës në familje, të sulmit, të kanosjes, të mashtrimit, të dëmtimit të të drejtave pronësore të tjerit, të vjedhjes së shërbimeve, e të tjera. /Klankosova.tv


