Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizPër 15 ditë, Grenelli mund të vizitojë Kosovën - thotë Shala

Për 15 ditë, Grenelli mund të vizitojë Kosovën – thotë Shala

Për 10-15 ditë, Richard Grenell pritet të vizitojë Republikën e Kosovës.

Kështu u shpreh eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Kjo vizitë, sipas tij, ka të bëjë me strategjinë e ShBA-së dhe të Shtëpisë së Bardhë për sa i përket avancimit të mëtutjeshëm të situatës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt ombrellës së përgjithshme të ShBA-së.

“Mund të themi se sot 10-15 ditë, përafërsisht, ka indikacione se Richard Grenell do të vizitojë Republikën e Kosovës për të bashkëpunuar dhe për të treguar strategjinë e ShBA-së dhe të Shtëpisë së Bardhë sa i përket avancimit të mëtutjeshëm të situatës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt ombrellës së përgjithshme të ShBA-së”.

“Është i Dërguari Special i ShBA-së për Misione Speciale, dhe padyshim se do të takojë krerët institucionalë të Kosovës, edhe atyre që janë pjesë përbërëse e jetës publike dhe politike, edhe të partive opozitare, për të gjetur një rrugë sa më të shpejt të mundur drejt arritjes së qëllimeve strategjike jetike të Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik”, u shpreh Shala. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT