Publikimi i materialeve të deklasifikuara për UFO-t, të njohura tashmë si UAP (fenomene anomale të paidentifikuara), është bërë zyrtarisht nga Pentagoni, duke vënë në dispozicion për publikun grupin e parë të dosjeve në një seksion të posaçëm në faqen e tij.
Sipas autoriteteve amerikane, ky hap synon të rrisë transparencën për qytetarët. Në një postim në X të premten, thuhet se administratat e mëparshme janë përpjekur t’i diskreditojnë ose dekurajojnë diskutimet mbi UFO-t, ndërsa Presidenti Donald Trump është “i përqendruar në ofrimin e transparencës maksimale për publikun”, duke lënë qytetarët të nxjerrin vetë përfundimet e tyre mbi përmbajtjen e dosjeve.
Në këtë proces janë përfshirë disa institucione kyçe, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, drejtorinë e inteligjencës kombëtare, Departamentin e Energjisë, NASA-n dhe FBI-në.
Faqja e re e publikuar përmban dokumente të ndryshme mbi UAP-t dhe paraqitet me një dizajn retro, ku përfshihen fotografi bardhezi të objekteve fluturuese dhe deklarata të shkruara me stil makine shkrimi. Publikimi i parë përfshin gjithsej 162 skedarë, mes tyre kabllograme të vjetra të Departamentit të Shtetit, dokumente të FBI-së dhe transkripte të misioneve hapësinore të NASA-s.
Një nga dokumentet përshkruan një intervistë të FBI-së me një person të identifikuar si pilot droni, i cili në shtator të vitit 2023 raportoi se kishte parë në qiell një “objekt linear” me një dritë aq të fortë, sa mund të “dalloheshin shirita brenda saj”, përpara se objekti të zhdukej.
Kliko këtu për skedarët e publikuar mbi UFO-t
— Department of War 🇺🇸 (@DeptofWar) May 8, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


