Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizPengjet izraelite dhe të burgosurit palestinezë u liruan në shkëmbimin e fundit...

Pengjet izraelite dhe të burgosurit palestinezë u liruan në shkëmbimin e fundit të armëpushimit

Hamasi ka liruar tre pengje izraelitë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, në shkëmbimin e fundit sipas armëpushimit të rënë dakord nga Izraeli dhe grupi i armatosur muajin e kaluar.

Tre pengjet e dorëzuar të shtunën janë amerikano-izraelite Sagui Dekel-Chen, 36 vjeç, argjentino-izraeliti Yair Horn, 46 vjeç dhe ruso-izraeliti Alexander Troufanov, 29 vjeç.

Në këmbim, 369 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite u liruan.

Deri më tani 19 pengje të mbajtura në Gaza dhe më shumë se 1,000 të burgosur palestinezë janë liruar si pjesë e armëpushimit të Gazës që filloi më 19 janar 2025.

Deri në fund të fazës së parë gjashtëjavore të marrëveshjes, 33 pengje dhe 1,900 të burgosur pritet të jenë liruar.

Të shtunën, në shkëmbimin e gjashtë që nga muaji i kaluar, pengjet izraelitë u dorëzuan në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT