Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës

Osmani: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës tha se betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve me dinjitet, guxim dhe përkushtim.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se deputetët po rikthehen në tempullin e demokracisë aty ku çdo mandat e ka burimin nga qytetarët, transmeton klankosova.tv.

“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës.Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar ajo.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT