Java festive për ditën e çlirimit të Pejës veçse ka nisur.
Drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit e komunës së Pejës, Xhenet Syka, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se slogani për kremtimin e kësaj dite është tejet i veçantë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri takon grupet e fëmijëve në Sheshin Skënderbeu, ndërsa fëmijët do të marshojnë përgjatë Shtegut Kulturor në Pejë. Po ashtu, sipas Sykës do të mbahet edhe një koncert për fëmijë.
Ndërsa më 16 qershor, do të mbahet seanca solemne e Kuvendit Komunal. Nga ora 11:00 do të bëhet ngritja solemne e flamurit si dhe antonimi i himnit shtetëror.


