Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmePDK sot sërish në Kuvend, kërkon thirrjen e seancës për nesër

PDK sot sërish në Kuvend, kërkon thirrjen e seancës për nesër

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të shkoj edhe sot në Kuvend, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë një konference për media.

Çitaku ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme.

“Sot po ashtu ju njoftoj se do të jem sërish në Kuvendin e Kosovës. Do ta përsërisim kërkesën formale zyrtare për thirrjen e seancës nesër, sikurse do të kemi edhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Çitaku./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT