Saturday, April 25, 2026
spot_img
HomeLajmePDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: S’propozojmë emra për president

PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: S’propozojmë emra për president

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza tha se kërkesa e LVV-së është manovër politike.

“Ky ështe një nga propozimet e radhës me qëllim vetëm të gjejë fajtorë për të adresuar moasaftësinë e tij. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë veprimet e nevojshme jo për të tentuar me oferta të minutave të fundit. Andaj në PDK kjo çështje është e mbyllur, ështe diskutuar gjerë e gjatë, është bërë publike që përkundër rolit konstruktiv nuk kemi pasur mirëkuptim nga zotri Kurti dhe Vetëvendosje. Për PDK-në kjo çështje është e mbyllur. Nuk është ofertë kjo. Aspak nuk është serioze”, ka shtuar Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT