Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari që të thërrasë vazhdimin e seancës për nesër në orën 11:00.
Në shkresën drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, kjo parti kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në kërkesën e këtij subjekti politik, transmeton Klankosova.tv
PDK-ja i referohet gjithashtu jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet.
“Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, theksohet në kërkesë, transmeton Klankosova.tv
PDK sërish i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës


