Adri Nurellari nga PDK, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Duke kritikuar pushtetin aktual, ai ka thënë se nuk është realizuar asnjë projekt i madh infrastrukturor.
“Projektet madhore infrastrukturore janë bllokuar, që prej 2019 dhe rrugës Prishtinë-Hani i Elezit, nuk kemi asnjë projekt të përfunduar, madje as të nisur”.
“Në këtë aspekt, PDK-ja synon t’u flasë atyre mendjeve racionale, gjakftohta, dhe përpiqet të flas për zgjidhje konkrete që bëjnë ndryshimin te cilësia e jetës së përditshme”, deklaroi ai.
Sipas Nurellarit, PDK-ja përpiqet dhe bën çmos dhe tregon se është e gatshme të ndryshojë veten për të ndryshuar Kosovën.
“Kemi pasur disa herë ndryshime të lidershipit, dhe kemi parë figura të reja që janë promovuar dhe iu është dhënë hapësira, dhe janë pozicionuar mirë në listat e garimit, në mënyrë që PDK të rifreskohet me njerëz të rinj që janë me më pak bagazhe nga e kaluara, dhe më të gatshëm me vizion të freskët për të ardhmen”.
“Në dy palë zgjedhjet e fundit, ka një shkundje nga listat. Kishte emra të rinj, dhe jo emra dosido, por asi që vijnë nga bota akademike, shoqëria civile, jeta profesionale, që vijnë me bagazh”.
“Jam i bindur se do të ketë emra të rinj edhe në këto zgjedhje”, deklaroi Adri Nurellari.
Ndiqeni deklarimin e tij:


