Deputetët e PDK-së dhe Aleancës janë rikthyer sërish sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Deputetët opozitarë po insistojnë që seanca të vazhdojë dhe Kuvendi të funksionalizohet, ndërsa kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të ndërmarrë veprimet për vazhdimin e saj.
Në sallë nuk janë parë deputetët e LDK-së.
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka marrë fjalën e para, ndërsa nga opozita është përsëritur kërkesa për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
PDK-ja dhe Aleanca kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit dhe kanë kërkuar që institucionet e vendit të funksionalizohen sa më shpejt.
Ngërçi politik rreth konstituimit të Kuvendit po vazhdon prej javësh, ndërsa partitë opozitare kanë insistuar vazhdimisht në thirrjen e seancës konstituive.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


