Sunday, May 10, 2026
spot_img
HomeLajmePDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër të dënuar për keqpërdorim të...

PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër të dënuar për keqpërdorim të fondeve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të premten e ka emëruar Agim Hysenin, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit, i cili është liruar nga detyra.

E lidhur me këtë emërim, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës.

Në reagimin e PDAK-së thuhet se Hyseni, ka qenë i dënuar dhe i burgosur për keqpërdorim të fondeve.

“Duke rënë në ndikim të ish-deputetit i cili po ashtu ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve, z. Etem Arifi”, thuhet në emailin e përcjell në redaksinë e Klankosova.tv

“Andaj për këtë qëllim, ne po ju përcjellim një komunikatë për media, në të cilin shprehim shqetësimin tonë, për këtë veprim skandaloz të Qeverisë”, thuhet tutje në njoftim transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT