Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i ka dërguar dy letra Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke kërkuar që çështja e gjyqtarëve serbë të trajtohet sa më shpejt.
Haxhiu tha se përmes letrave ka kërkuar edhe një takim me KGjK-në, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të medias lidhur me mungesën e komunikimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes.
Ish-gjyqtari Zyhdi Haziri ka vlerësuar se Haxhiu nuk duhet të ndërhyjë në procese që janë në kompetencë të KGjK-së, duke theksuar se ky institucion është i pavarur nga politika.
Sipas tij, komunikimi nga ana e Presidentes mund të bëhet vetëm për çështje informuese, ndërsa vendimmarrja për gjyqtarët i takon Këshillit Gjyqësor.
Një përpjekje për ta trajtuar këtë çështje ishte bërë javën e kaluar, por mbledhja e KGjK-së dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Një mbledhje tjetër nuk është thirrur ende.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:


