Anëtarja e Komisionit të Pavarur për Media, Luljeta Aliu e cila është e afërt me pushtetin ka thënë se kryetarit të KPM, Jeton Mehmetit i kalon mandati të hënën.
Ajo në një postim në Facebook, shkruan se si anëtarë të KPM-së janë dakorduar që sot gjatë mbledhjes të zgjedhet drejtuesi I ri I këtij komisioni.
“Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM është institucion kushtetues.Kryetarit të KPM-së i kalon mandati të hënën. Si anëtarë të KPM-së, bashkërisht jemi dakorduar që sot gjatë mbledhjes të zgjedhet një Kryetar i ri (siç ka vepruar edhe Gjykata Kushtetuese)”.
“Është e rëndësishme që mbledhja dhe votimi i Kryetarit të ri të kalojë qetë dhe anëtarët të dëshmojnë profesionalizëm dhe integritet”, shkruan ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


