Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmePas vendimit në Hagë, djali i Krasniqit viziton babanë: Ky është një...

Pas vendimit në Hagë, djali i Krasniqit viziton babanë: Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar babanë e tij pas shpalljes së aktgjykimit të sotëm në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Altin Krasniqi ka treguar se Jakup Krasniqi ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj.

Më tej, ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë të fortë dhe krenarë, ndërsa ka vlerësuar se aktgjykimi i sotëm nuk përbën dënim për ta, por për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova vizitën me babin.

Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT