Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmePas takimit me ministrin e jashtëm serb, Nexhmediu mundohet të arsyetohet: Flamurin...

Pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Nexhmediu mundohet të arsyetohet: Flamurin e kam pasur të vendosur në xhaketë

Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë të ditur të shtunën se ka realizuar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas publikimit të fotografisë nga ky takim, ndjekës të ndryshëm në rrjete sociale e kanë kritikuar Spahiun për mungesën e flamurit të Kosovës në sfond apo në veshjen e tij, duke e pyetur hapur për simbolin shtetëror.

Spahiu është përgjigjur duke thënë se flamurin e ka pasur të vendosur në xhaketë, por që “nuk po duket mirë në foto”. Megjithatë, nga pamjet e publikuara nuk vërehet askund ndonjë simbol i tillë në veshjen e tij, duke nxitur më tej dyshime dhe kritika ndaj tij.

“…është në xhaketën time ngjitur po nuk po duket mirë në foto. Por nuk mund të ishte në prapavijë sepse unë nuk jam zyrtar i Kosovës, jam vetëm qytetar”, ka thënë Spahiu në reagimin e tij.

Deklarata dhe fotografia kanë shkaktuar debat të gjerë në rrjet, me shumë komentues që e akuzojnë Spahiun për mungesë përfaqësimi dhe për lëshime simbolike në takim me një përfaqësues të lartë të Serbisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT