Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara, vajza e saj, Marina Fara, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Marina nuk ka komentuar drejtpërdrejt situatën, por në Instagram ka ripostuar një video me përmbajtje fetare, ku shihen pamje nga Meka.
Në video flitet për vështirësitë dhe ndryshimet që sjell jeta, largimin e njerëzve dhe rëndësinë e besimit te Zoti në momente të vështira.
“Today you’re high, tomorrow you’re low” (“Sot je lart, nesër je poshtë”), thuhet në një pjesë të videos.
Mesazhi vijon: “So when I’m scared, I raise my hands. When I don’t know, I trust His plan” (“Kur kam frikë, i ngre duart. Kur nuk di çfarë të bëj, i besoj planit të Tij”).
Në një tjetër pjesë dëgjohet: “I say Ya Allah lead the way, and take another step in faith. I have Allah, I have everything” (“Them ‘O Allah, udhëzoma rrugën’ dhe bëj edhe një hap me besim. E kam Allahun, i kam të gjitha”).
Marina nuk ka dhënë ndonjë shpjegim shtesë dhe nuk ka deklaruar se postimi lidhet me situatën e nënës së saj.
Postimi është bërë në të njëjtën ditë kur në media janë publikuar detaje nga dëshmia e Eli Farës në Polici, çka ka bërë që mesazhi i publikuar prej vajzës së saj të tërheqë vëmendje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


