Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeParkingu prapa Pallatit të Rinisë bëhet falas për protestuesit në mbrojtje të...

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë bëhet falas për protestuesit në mbrojtje të UÇK-së

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të jetë falas nga ora 18:00 deri në 21:00 për qytetarët që do t’i bashkohen protestës “Jo në emrin tim”, e cila organizohet në mbështetje të UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, e cila njoftoi se masa është marrë për qytetarët që do të marrin pjesë në protestë.

“Prishtina ju mirëpret!”, ka shkruar Musmurati në njoftimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT