Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë nisur drejt Kuvendit, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive.
Para kësaj, deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku, bëri të ditur se përfaqësuesit e këtij subjekti politik do të riktheheshin në Kuvend.
Në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, Çitaku deklaroi se PDK-ja do ta përsërisë kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme./Klankosova.tv


