Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se nuk mund të japin detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Doyle përmes një përgjigje me shkrim tha se kjo për shkak të respektimit të privatësisë.
Ai theksoi se ish-presidenti po i vazhdon normalisht aktivitetet ditore në objektin e paraburgimit.
“Mund t’ju them se zoti Thaçi tani është duke marrë pjesë në aktivitetet e rregullta të përditshme në objektin e paraburgimit”, theksoi ai për Klankosova.tv
Hashim Thaçi, të martën mungoi në seancën gjyqësore për shkak të gjendjes shëndetësore.
Atij iu deshtë një konsultë me mjekun.
Gjendja e tij krijoi shqetësime në opinionin publik në Kosovë./ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


