Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku pas tubimit në Hajvali të Prishtinës tha se atmosfera ishte flakë, me entuziazëm, energji e pritje të mirë.
Nga ky tubim ai u zotua për investime 1.5 miliardë euro në Kryeqytet.
‘’Sonte, u zotuam edhe për 1.5 miliardë euro investime në Kryeqytet; për infrastrukturë moderne, mësim tërëditor, shëndetësi më të mirë dhe projekte që e bëjnë jetën më të dinjitetshme për secilin qytetar të Prishtinës’’ ka shkruar Abdixhiku.


