Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar,...

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar këtë të shtunë pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime me kompozitorin Adrian Hila, të cilat kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit.

Përmes një reagimi në Instagram, Fara është shprehur e lënduar nga cenimi i privatësisë së saj, duke theksuar se nuk ka arsye të ndiejë turp për atë që ka ndodhur.

Ajo ka deklaruar se turpi u përket personave që kanë filmuar, publikuar dhe shpërndarë momentet private pa dijeninë dhe pëlqimin e saj, ndërsa ka bërë të ditur se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka folur edhe për ndikimin që kjo situatë ka pasur te familja e saj, duke kërkuar nga publiku njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes së videove.

Reagimi i plotë i Eli Farës:

Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurine për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me giykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vet sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private te kthyer në spektakël dhe te ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga

publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që lëndoni.

Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që me kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj me japin force.

Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

E juaja,

Eli Fara

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT