Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë kryer kontrolle të sigurisë, me qëllim parandalimin dhe identifikimin e mjeteve të ndaluara dhe materialeve të palejuara.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, kontrollet janë realizuar nga zyrtarët e Sigurisë së Qendrës, bazuar në informatat e siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektori i Sigurisë.
Gjatë kontrolleve, në hapësirat e brendshme dhe në perimetrin e institucionit, janë gjetur një telefon mini me kabllo mbushëse, si dhe një substancë e dyshuar si lëndë narkotike.
Të gjitha gjetjet janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedim të mëtejshëm.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat parandaluese do të vazhdojnë me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


