Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeParandalohen gara ilegale të shpejtësisë, sekuestrohen katër automjete

Parandalohen gara ilegale të shpejtësisë, sekuestrohen katër automjete

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së fundit ka parandaluar tri raste të garave ilegale të shpejtësisë në rrugë, përmes Njësisë për Kontroll të Autostradave.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj personave të përfshirë janë shqiptuar disa gjoba për shkelje të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen në gara ilegale, tejkalim të shpejtësisë, drejtim të automjetit pa të drejtë, si dhe shkelje të masave mbrojtëse.

Gjatë vikendit, autoritetet kanë sekuestruar përkohësisht katër automjete të dyshuara për modifikime në sistemin e tërheqjes, të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit teknik të jashtëzakonshëm.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në gara ilegale dhe të raportojnë çdo aktivitet të tillë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT