Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmePara finales së madhe, ministri i Sportit të Turqisë mbërrin në Kosovë

Para finales së madhe, ministri i Sportit të Turqisë mbërrin në Kosovë

Pas futbollistëve dhe stafit të Kombëtares së Turqisë, në Prishtinë tashmë ka zbarkuar edhe numri një i sportit në Ankara, Osman Askin Bak.

Vizita e tij në kryeqytetin kosovar ka ardhur një ditë para përballjes historike të Kosovës dhe Turqisë, në finalen e madhe për Kupën e Botës në futboll.

Ai është pritur me ceremoni zyratare nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fikrim Damka dhe ministri i Sportit, Blerim Gashani.

“Gjatë pritjes, u takuam edhe me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, dhe Presidentin e Federatës Turke të Futbollit, z. İbrahim Hacıosmanoğlu. Para ndeshjes së nesërme, zhvilluam një bisedë edhe me futbollistët, duke shprehur dëshirën që fitues i kësaj përballjeje të jetë miqësia dhe vëllazëria. Duke qenë të vetëdijshëm për kontributin e sportit në forcimin e miqësisë, vëllazërisë dhe lidhjeve të forta mes vendeve tona, u urojmë nga zemra suksese të gjithë sportistëve.”, ka thënë Damka.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT