Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajme“A je vet a me delegacion?”, pamjet nga takimi 20 minutësh Wahdepul...

“A je vet a me delegacion?”, pamjet nga takimi 20 minutësh Wahdepul -Lavrov me kërkesë të gjermanëve – çfarë mesazhi iu çua Moskës

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, është takuar me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Takimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Berlinit dhe Moskës, veçanërisht pas incidentit me një dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle. Qeveria gjermane ka deklaruar se e konsideron Rusinë përgjegjëse për këtë incident.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Wadephul i ka thënë Lavrovit se Gjermania nuk pranon incidente të tilla dhe ka paralajmëruar se Berlini mund të ndërmarrë kundërmasa.

Wadephul kishte deklaruar më herët se sulmi i dyshuar në Leipzig ishte pjesë e një serie veprimesh hibride dhe se Gjermania do të vazhdonte të reagonte ndaj kërcënimeve të tilla.

Pamje nga takimi janë publikuar edhe në rrjetin social “X”, ku dëgjohet Lavrovi duke e pyetur Wadephulin nëse ishte vetëm apo i shoqëruar nga delegacioni.

Takimi mes dy kryediplomatëve zhvillohet në kuadër të qëndrimit të tyre në Nju Jork për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Wadephul pritet të mbajë edhe fjalim në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën pritet të jetë ndër temat kryesore të deklaratës së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT