Papa Leo XIV tha këtë të hënë se konfliktet po ushqehen më shumë sesa ushqehen njerëzit.
“Ky realitet pasqyron jo vetëm mangësitë operacionale, por edhe një çekuilibër themelor në prioritetet politike dhe morale”, shtoi ai.
Papa Leone i bëri këto deklarata në fjalimin e tij para Programit Botëror të Ushqimit.
“Më shumë se një shqetësim i thjeshtë humanitar, uria gërryen kohezionin social, rrit rrezikun e konfliktit dhe nxit migrimin e detyruar”, theksoi ai.
“Për më tepër, ajo minon aftësinë e shteteve dhe shoqërive për të ndërtuar institucione elastike, për të ofruar arsim efektiv dhe për të promovuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, shtoi papa Leone XIV.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


