Aktualisht është duke u mbajtur i koncerti i Filarmonisë së Kosovës dedikuar 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Klan Kosova ju sjell në kohë reale pamje dhe dromca të këtij organizimi.
Ky koncert ka nisur me veprën “Suita Ilire” nga Mark Kaçinari, dhe përfshin tri vepra të tjera premierë: Fantazi për piano dhe orkestër nga Blond Krasniqi dhe solisti Shkëlzen Baftijari, poema simfonike Mizer – Reçak nga Liburn Jupolli dhe kantata I miri i motrës nga Korab Shaqiri me solisten Flaka Goranci.
Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të interpretohen edhe Dies irae nga Giuseppe Verdi dhe Vendi im nga Valton Beqiri e kompozuar mbi temën e këngës Mallëngjimi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


