Ish-ministri dhe ish-deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj nuk do të jetë pjesë e listës së këtij subjekti politik për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lekaj ka njoftuar se ka marrë vendim për të mos qenë pjesë e garës për deputet, për t’u lënë hapësirë figurave të reja në parti.
“Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj, por duke dhënë mbështetjen time absolute dhe duke u angazhuar edhe më shumë se asnjëherë më parë që Aleanca, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Ardian Gjini, të dalë fuqishëm në këto zgjedhje, me listën dhe emrat më të mirë që mund të ketë një grupim politik.”, ka shkruar Lekaj.
Pavarësisht vendimit për të mos garuar në këto zgjedhje, Lekaj ka thënë se do të mbështet AAK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Ardian Gjini. /Klankosova.tv


