Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmePaçarizi: Populistët përdorin gjuhë të thjeshtë për të depërtuar te shtresat më...

Paçarizi: Populistët përdorin gjuhë të thjeshtë për të depërtuar te shtresat më të ulëta sociale (VIDEO)

Analisti Rrahman Paçarizi ka komentuar mënyrën e komunikimit të populistëve, duke thënë se përdorimi i gjuhës së thjeshtë lidhet me mënyrën se si ata e ndërtojnë dhe e synojnë audiencën e tyre.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Paçarizi tha se thjeshtësia në komunikim nuk nënkupton domosdoshmërisht synim për shtresa të larta shoqërore, por përshtatje me kapacitetin e kuptimit të publikut.

“Nëse i drejtohesh dikujt me një gjuhë të thjeshtë, ky është rezultat i dizajnit të audiencës që ti e bën. Për shembull, nëse unë flas me gjuhë të thjeshtë përpara një grupi njerëzish, unë e kam dizajnuar ose e kam skenuar atë audiencë, e kam parë cili është kapaciteti absorbues i tyre, sa më kuptojnë ata dhe kam zgjedhur gjuhën në pajtim me atë audiencë. Dhe nuk është hiç e vërtetë se ata kanë synuar ndonjëherë ndonjë shtresë më të lartë. Shtresat që kanë synuar dhe i synojnë populistët janë shtresa që e kuptojnë atë gjuhë, prandaj e përdorin gjuhën e thjeshtë”, deklaroi Paçarizi.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT